Zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë mbetet aktiv, flakët përhapen poshtë piramidës 15

Jil
Jil
1 Min Read

Zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vazhdon të jetë aktiv, me flakët që janë përhapur poshtë piramidës 15. Ndërkohë, drejt Rezervatit Gërmenj–Shelegur nuk raportohet për përhapje të re të zjarrit.

Rreth 60 forca të specializuara dhe vullnetare janë angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Në mesin e tyre janë pjesëtarë të Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor dhe vullnetarë, mbështetur edhe nga forcat e ushtrisë nga reparti i Drenovës.

Forcat në terren punojnë intensivisht për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të mbrojtur zonat përreth, duke vepruar kryesisht në perimetrin e prekur pranë piramidës 15.

Në Korçë, parashikohet mundësi reshjesh shiu rreth mesditës, që mund të ndihmojnë në shuarjen e vatrave aktive. Autoritetet theksojnë se situata mbetet e ndjeshme dhe kërkon angazhim maksimal për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona më të gjera natyrore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania