U kapën në befasi nga rrjedha e reshjeve të shiut, Policia shpëton 14 turistë të huaj të bllokuar në kanionin e Langaricës

Jil
Jil
1 Min Read

Përmet, 18 gusht 2025

Shërbimet e Policisë së Përmetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe administratën e zonave të mbrojtura, ndërhynë me sukses për të shpëtuar 14 turistë nga Franca dhe Gjermania, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Ngjarja u regjistrua pranë vendit të njohur si “Ura e Dashit”, ku turistët, teksa eksploronin zonën me këmbë, u përballën me rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në lumin e Langaricës. Për pasojë, ata mbetën të izoluar në një pjesë të kanionit dhe kërkuan ndihmë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e rendit dhe strukturat mbështetëse u nisën drejt vendngjarjes dhe organizuan operacionin e shpëtimit, i cili përfundoi me sukses. Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Turistët kanë shprehur mirënjohje ndaj Policisë dhe ekipeve të tjera të angazhuara, duke vlerësuar profesionalizmin dhe humanizmin e treguar në një situatë të vështirë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania