Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Jil
Jil
1 Min Read

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili, në Leonforte dy makina përfunduan në lumin Crisa dhe dy persona u shpëtuan nga zjarrfikësit, ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur.

Në Sardenjë, shiu dhe breshëri kanë shkatërruar hektarë të tërë me tokë bujqësore dhe kanë përmbytur disa qytete. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm portokalli për Ligurinë dhe Lombardinë duke filluar nga ora 21:00 e së martës. Në Milano dhe Bergamo, kopshtet dhe parqet publike do të mbyllen më 20 gusht.

Në Italinë Veriore dhe Qendrore, reshje të forta me stuhi priten në rajonet Valle d’Aosta, Piemonte, Liguria, Lombardi, Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Veneto dhe Toskana. Për këto zona, është lëshuar alarm i verdhë nga Mbrojtja Civile.

Arezzo ka përjetuar rrebeshin e tretë të rrëmbyeshëm brenda tre ditësh i cili ka shkaktuar përmbytje dhe ka bllokuar disa rrugë. Ndërkohë, në Peruxhia, erërat dhe reshjet e dendura rrëzuan pemë në autostradën Perugia-Bettolle, duke detyruar mbylljen e përkohshme të saj.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe ndjekje të udhëzimeve të emergjencës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania