
Kushtrim Adem Jashari – “Pas rënies së Adem Jasharit, djali i tij, Kushtrimi, 13 vjeçar, mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur në disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatik në dorë! Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkoj te trupat e secilit, duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush gjallë. I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit paradite” – Besarta Jashari
Nga libri 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (1912-2017