
Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i klubit iranian Esteghlal, duke kaluar nga Gwang-ju për një shifër që raportohet rreth 1 milion euro. Fillimisht pritej që bashkimi me ekipin të bëhej në janar, por marrëveshja u përshpejtua dhe Asani është tashmë në dispozicion të klubit.
Esteghlal konsiderohet një nga klubet më të njohura dhe më të mbështetura në Iran, dhe tifozët e kanë mirëpritur sulmuesin shqiptar me entuziazëm në rrjetet sociale.
Pas aventurës së tij në Korenë e Jugut, Asani nis një kapitull të ri në karrierën ndërkombëtare, ndërsa vëmendja mbetet tek performanca e tij në kampionatin iranian.
Ky transferim i përfunduar pas muajsh spekulimesh dhe ndryshimesh datash ka përfunduar “telenovelën” e merkatos për futbollin shqiptar.