
utoritetet greke kanë vënë në pranga 4 persona pjesë të një grupi “skifterësh” që ishin kthyer në makth për pronarët e vilave në Mykonos. Mësohet se të arrestuarit janë shqiptarë. Grupi ishte aktiv në zona turistike dhe shtëpi private gjatë sezonit veror.
Grupi u kap pas identifikimit të anëtarëve përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ndihmuan në zbardhjen e aktivitetit të tyre. Grupi vjedhjet i kryente natën në Elias, Halarës, Agrari, Linos, Paraga dhe Skalados. Nga datat 6 gusht deri më 20 gusht ata kanë kryer me sukses 10 vjedhje ndërsa 3 mbetën në tentativë.
Vlera totale e sendeve të grabitura arrinte në rreth 138,000 euro. Hajdutët përdornin furgonë të marrë me qira dhe hynin në ambientet që synonin duke thyer dritare ose dyer ballkoni. Aty grabisnin para, bizhuteri, veshje dhe këpucë firmato, orë, dhe sende të tjera me vlerë.