Arrestohen në Fier tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, akuzohen si pjesë e grupit që trafikonte drogë në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Fier, 27 Gusht 2025 – Policia e Shtetit ka finalizuar tre operacione të njëpasnjëshme, të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63”, duke vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Të arrestuarit janë:

K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;

A. M., 29 vjeç, banues në Fier;

E. F., 22 vjeç, banues në Fier.

Sipas Policisë, këta shtetas akuzohen si anëtarë të një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në Itali. Ata ishin shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Riminit, e cila iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se gjatë periudhës qershor–dhjetor 2024, të dyshuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë blerë dhe shpërndarë sasi të mëdha droge në qytetin e Riminit. Për këtë aktivitet kriminal, ata përballen me një dënim maksimal prej 10 vjetësh burgim.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania