Lojëra fati në Tiranë, procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë kontrolleve në dy ambientet, policia ka sekuestruar 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

Tiranë – Dy ambiente, të cilat ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit janë zbuluar, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, gjatë operacionit policor “Jackpot”.

Lidhur me këtë policia ka proceduar penalisht katër persona, një prej tyre shtetas kinez, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, gjithashtu kinezë.

Gjatë kontrolleve në dy ambientet, policia ka sekuestruar 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Jackpot”.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen nga këto ambiente, 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

Procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas kinezë W. Zh dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania