
Detaje të reja mësohen nga operacioni policor që po zhvillohet këtë mbrëmje në zonën e Shkozetit në Durrës.
Aktualisht janë shoqëruar disa persona, të cilët konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërsa dy persona janë arrestuar pasi u është gjetur armë zjarri me vete.
Sipas burimeve policore, dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.
Në këtë aksion janë angazhuar një numër i madh efektivësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.