Parashikimi i motit për sot, 28 gusht 2025

Jil
Jil
1 Min Read

Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Gushtit.

Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania