
Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në Facebook ka paralamëruar për heqjen e karrigeve pas heqjes se tendave, në kuadër të lirimit të hapësirave.
Rama shprehet se vendi ynë do të zëvendësojë çdo karrige me nga një pemë të re në hapësira publike,
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.