
GJERMANI- Një sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani. Mësohet se një nxënës ka sulmuar një mësues në një shkollë në Hesse të Gjermanisë. Sipas gazetës Bild, mësuesi është plagosur rëndë dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.
Sipas të njëjtit burim, mësuesi u plagos në stomak. Autori i sulmit, i cili sipas Bild është një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova. Sipas autoriteteve gjermane autori është ende i lirë. Incidenti ndodhi në lagjen Nordviertel të Hesse në shtetin e North Rhine-Westfalia. Forcat speciale të policisë gjermane janë vendosur në zonë dhe po kryejnë hetime për të identifikuar autorin.