
Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar publikisht largimin e saj nga emisioni investigativ “Xhadat” në MCN TV. Në një postim në rrjetet sociale, ajo zbuloi se arsyeja kryesore e vendimit lidhet me mospagesën e rrogës, ndonëse sipas saj kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill.
“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill”, shkroi ajo në një story të parë.
