Të shtëna armësh në Podujevë, një person gjendet i vdekur

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për RTKlive se viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania