Meksikë/ Aksident në autostradën midis Meridës dhe Campeche, 15 të vdekur (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën 15 persona humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Mérida–Campeche në Gadishullin Jukatan, Meksikë. Sipas autoriteteve, një rimorkio me pasagjerë u përplas me dy automjete të tjera, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu mjetet në pak minuta.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë skena tronditëse me trupat e viktimave të shtrirë në asfalt, ndërsa flakët shiheshin nga larg. Guvernatori i Jukatanit, Joaquin Díaz Mena, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se ekipet e emergjencës dhe ato shëndetësore janë në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmë të mbijetuarve dhe të afërmve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania