
Dy të rinj nga Kamza janë shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohet se kanë marrë peng një 56-vjeçar.
Bëhet fjalë për shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, të cilët akuzohen se kanë marrë peng për disa orë 56-vjeçar, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij
Policia thotë se po punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.