Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i Big Brother? Ish-banori i BBVA befason me deklaratën

Jil
Jil
1 Min Read

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit të pestë të spektaklit, këtë herë jo si konkurrent, por si opinionist.

Në një deklaratë të dhënë për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se do të donte ta shihte veten në krah të opinionistes Neda Balluku, ndërsa theksoi se Arbër Hajdari duhet të lërë vendin për sfida të tjera.

“Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin,” – u shpreh ai. Mane shtoi se Hajdari duhet të përqendrohet në një fazë tjetër të angazhimit publik, duke dhënë kontributin e tij në integrimin e Shqipërisë në BE dhe në politikë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania