
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Palermo, ku protagonist ka qenë një 46-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë.
Karabinierët e stacionit të Partinico njoftuan se ekzekutuan arrestimin e tij pas vendimit të Gjykatës së Apelit Palermo, për ta rikthyer në qeli, ndërsa kishte thyer masën e sigurisë arrest me burg, që i ishte dhënë më herët për tentativë vrasjeje.
Më 8 shtator, ai ishte larguar fshehurazi nga shtëpia dhe në rrugë është përplasur me një 22-vjeçar, të cilin e ka dhunuar barbarisht.
Sipas mjekëve, i riu mori lëndime që duan një muaj të shërohen dhe trajtohen.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit dhe vetëm ndërhyrja në kohë e disa kalimtarëve parandaloi pasoja edhe më të rënda, informon media italiane.
Pas denoncimit karabiniert identifikuan autorin, që rezultoi shqiptari i arratisur. Pas arrestimit dhe sipas dëshmisë së vetë shqiptarit, sulmi lindi nga një keqkuptim:
“E ngatërrova të riun me një oficer të zbatimit të ligjit me rroba civile”, i tha ai hetuesve.
Gjykata urdhëroi menjëherë zëvendësimin e masës nga arreti shtëpiak në atë me burg dhe hetimet janë ende aktive.