
TIRANË- Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë. Tërmeti ishte me mganitudë 3.0 të shkallës Rihter. Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me një thellësi prej 15 kilometrash.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier lehtë edhe në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.
