
Kukës, 17 shtator 2025 – Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses një operacion të mirëorganizuar, të koduar “Episodi”, që çoi në ndalimin e shtetasit Frank (Urim) Dida, 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg.
Ky shtetas akuzohet se mbrëmjen e datës 5 shtator 2025, në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit, i cili rezulton gjithashtu i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të hetimeve u bë arrestimi edhe i shtetasit Sami Jeminaj, nip i autorit, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe nuk kallëzoi krimin, duke u bërë subjekt i procedimit penal për moskallëzim krimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.