300 veta në radhë që me natë për 61 krevate, përplasje për godinat në Qytetin Studenti, ndërhyn policia

Jil
Jil
3 Min Read

Në Rezidencën Studentore Universitare ne Tirane jane shenuar momente tensioni ditën e sotme mes studentëve që kërkonin të regjistroheshin për strehim në godinën nr.3 dhe stafit përkatës.

Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të policisë.

Efektivet jane pare teksa shtyjne dhe largojne studentet nga radha qe mesohet se kishin zene prej oreve te mengjesit. 

Për ngjarjen reagoi edhe Rezidenca Studentore Universitare, e cila sqaroi se në godinën nr.3 ku pati momente tensioni, kapaciteti akamodues është 61 studentë në total të cilët strehohen në 30 dhoma dyshe dhe 1 vend për persona me aftësi ndryshe.

Sipas Rezidencës Studentore Universitare, aplikimet për të qëndruar në këtë konvikt kishin arritur në 300 të tilla, duke tejkaluar disa herë limitin prej 61 vendesh.

Ndodhur në rrethana të tilla, Rezidenca Studentore u bën thirrje studentëve që të regjistrohen për t’u akomoduar në godinat 24, 25, 25, 27, 28 dhe 29 të cilat ofrojnë kushtet e nevojshme.

14 godina të tjera pritet të rikonstruktohen njësoj si godina nr.3, projekt që financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimi Evropian.

Deklarata e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1:

Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 njofton se, gjatë ditës së sotme, u evidentua një fluks i pazakontë aplikimesh për regjistrim në Godinën Nr. 3, e cila sapo është rikonstruktuar me standarde bashkëkohore. Ky objekt ofron një kapacitet prej 61 vende (30 dhoma dyshe + 1 vend për persona me aftësi ndryshe), ndërkohë që numri i aplikantëve arriti në rreth 300 studentë, duke shkaktuar momente tensioni gjatë procesit të regjistrimit.

Godina Nr. 3 është pjesë e Projektit të Rikonstruksionit të Godinave të Qytetit Studenti me Efikasitet Energjetik, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimi Evropian.

Faza e parë e projektit ka përfunduar me rikonstruksionin e pesë godinave.

Faza e dytë, që pritet të nisë në një periudhë të afërt, përfshin rikonstruksionin e 14 godinave të tjera.

RSU Nr. 1 siguron se kapacitetet e përgjithshme akomoduese janë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e të gjithë studentëve. Aktualisht janë të disponueshme hapësira banimi në godinat 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29, të cilat ofrojnë kushte të rregullta jetese dhe shërbimet e nevojshme për një akomodim dinjitoz.

Pamjet e publikuara dhe denoncimi i studenteve evidentojne se 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania