Arrestohet prifti për zjarrvënie të qëllimshme!

Jil
Jil
1 Min Read

Autoritetet greke kanë arrestuar një prift 58-vjeçar, i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në një zonë pyjore në territorin e Bashkisë Markopoulo-Mesogaia, në afërsi të Athinës.

Sipas burimeve zyrtare, prifti i cili shërben në kishën e Agioi Anargyri, u ndalua nga policia pas dyshimeve se kishte vënë flakën në një zonë të gjelbër pranë banesës së një biznesmeni që më herët e kishte denoncuar.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se kishte dalë në cep të shtëpisë për të djegur disa dokumente të vjetra, të cilat sipas tij ishin letra kishtare që lidhen me një “skandal në malin Sinai”. Prifti shtoi se nuk dëshironte t’i mbante më këto dokumente në zotërim.

Ai pranoi gjithashtu se dikur kishte qenë sekretar i Institutit të Studimeve të Kishës Ortodokse (ISKE), rreth shtatë vite më parë. Në lidhje me qëndrimin e tij në Markopoulo, ai deklaroi se ndodhej aty për të bërë një banjë.

Për zjarrvënien, autoritetet gjobitën priftin me shumën prej 1,687.50 euro. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë sot para autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania