Izraeli me një sistem të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, avionëve dhe dronëve

Jil
Jil
1 Min Read

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, mortajave, avionëve dhe dronëve. Sistemi është mjaft efektiv dhe me një kosto shumë të ulët operative.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, Izraeli ka përfunduar me sukses ndërtimin e një arme mbrojtëse me rreze lazer.

Provat e zhvilluara gjatë disa javësh treguan se sistemi mund të kapë me siguri raketa, predha mortajash, avionë dhe dronë në skenarë të ndryshëm veprimesh dhe operacionesh, thuhet në deklaratën e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Sistemet e para të mbrojtjes me rreze lazer pritet të integrohen në sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit deri në fund të vitit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania