Bëri burg për Rozana Radin, pas lirimit përndjek juristen e “313”-ës, rikthehet në qeli

Jil
Jil
1 Min Read

Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai përfundoi sërish në burg për përndjekje, por këtë herë, të një prej punonjëseve të burgut 313.

Në “shënjestër” të tij është vënë juristja e burgut të njohur të kryeqytetit, e cila është “terrorizuar” nga qindra mesazhe dhe emojy me thika e bomba të dërguara në rrjetin e saj social Instagram. Kallëzimi i juristes së paraburgimit “Jordan Misja”, riktheu në qeli të riun Egzon T., për të cilin Gjykata e Tiranës vendosi të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Referuar vendimit gjyqësor, historia e përndjekjes ka nisur në verën e vitin 2024. Juristja e burgut 313 ka kallëzuar në prokurori, se në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha oraret e ditës, merrte mesazhe të panumërta në rrjetin social Instagram, nga adresa dhe profile false, pa foto, pa postime, ku i thuhej “kush je ti”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania