
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Antipatrea” në Berat, ku një shofer 20-vjeçar nga Skrapari ka përplasur një këmbësore.
Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme dhe pas ngjarjes, e moshuara është transportuar menjëherë në spitalin e Beratit për trajtim mjekësor.
Autoritetet po hetojnë për rrethanat e aksidentit dhe po monitorojnë gjendjen e të plagosurës, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë :
Arrestimi në Flagrancë për Aksident Rrugor në Berat – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. G., 20 vjeç, banues në Skrapar, pas një aksidenti të ndodhur në rrugën “Antipatrea” në Berat.
Ai dyshohet se ka përplasur këmbësoren H. T., 68 vjeçe, e cila pas aksidentit u transportua menjëherë në spital.