
Tiranë – Një burrë mbeti j plagosur pasditen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri, raporton noa.al.
Dyshimet e para janë se autor është 41 vjeçari Misir Tanushi, kunati i të plagosurit Genc Mullaymeri, 56 vjeç.
Policia tha se pasi plagosi me armë zjarri kunatin e tij, për motive të dobëta, liria ishte çështje kohe të shkurtës sepse u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i të riut.
Sakaq është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje si dhe është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.
Çfarë ndodhi
Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Misir Tanushi rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, Genc Mullaymeri, rreth 56 vjeç.
I plagosuri u dërgua dhe aktualisht ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin.
Pas veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, Tanushi u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.