
Mësohet se në pranga ka rënë Ervis Spahiu, i cili u kap teksa po lëvizte i armatosur në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjatë kontrollit fizik, në çantën që mbante me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje, si dhe një shumë parash.
Njoftimi i polisicë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte i armatosur në rrugën “Ibrahim Rugova”, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash.