
Një fluturim i linjës “Ryanair”, nga Luton , Britani e Madhe, për në Alicante të Spanjës, u shndërrua në një skenë kaosi që mund të sillte edhe një tragjedi ajrore, kur një grup pasagjerësh britanikë që udhëtonin për një festë beqarie, shkaktuan incidente serioze.
Incidenti ndodhi të premten, me aeroplanin që u devijua në aeroportin e Tuluzës në Francë. Videoja e postuar në mediat sociale është bërë virale, teksa duket momenti kur policët hyjnë në bord për të ndaluar autorët.
Sipas pasagjeres Tanya Nichols, burrat kishin vepruar në mënyrë të çrregullt para ngritjes, duke injoruar udhëzimet e sigurisë dhe duke shqetësuar pasagjerët e tjerë. Ajo tha se njëri prej tyre u përpoq t’i afrohej shoqes së saj dhe pas ngritjes filluan të pinin alkool dhe të flisnin fyese para fëmijëve.
Situata u përshkallëzua shpejt, me dy anëtarë të grupit që u grindën dhe u grisën rrobat gjatë një përleshjeje, ndërsa pasagjerë të tjerë raportuan se u pështynë dhe u goditën me shqelma në kokë.