Rama tregon masat: Do të nisë regjistrimi i hapësirës publike!

Jil
Jil
2 Min Read

“Nuk do te lejohet që të futen njerëzit në apartament pa u përfunduar siç duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipoteka. Futen në apartament që janë në shtëpinë që e kanë paguar me kursimet por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme.

E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë. Që nga arkitektët deri tek Agjencia e Zhvllimit të Territorit apo bashkitë si edhe vetë agjencitë që garantojnë furnizimin me energji dhe me ujë. Ky bllok hyn tek ligji për kontrollin dhe disiplinim e ndërtimit. Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit ku janë rregullim , inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.

Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mundtë ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve,” tha Rama.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania