
Fier, 4 Tetor 2025 – Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi” dhe nuk iu bindën urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar.
Operacioni u zhvillua në lagjen “Apollonia”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan për kontroll një automjet që dyshohej se po përdorej nga persona të armatosur.
Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tentuan të largohen, por u neutralizuan menjëherë nga forcat e rendit. Nga kontrolli i ushtruar, në çantën e drejtuesit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri e tipit pistoletë, me municion luftarak.
Materialet e sekuestruara në cilësinë e provës përfshijnë:
1 armë zjarri pistoletë
Sasi municioni luftarak
Automjeti tip “Audi”
2 aparate celularë
Të arrestuarit janë:
G. N., alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, i cili akuzohet për veprat penale:
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
“Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”
A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, e dyshuar për:
“Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
“Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar nëse të dyshuarit janë të përfshirë në veprimtari të tjera kriminale.