
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Arsen Qose dhe Klodjan Gjikdhima.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skajet”.
✅Në 2023, posedonte armë zjarri (me fishek në fole) dhe 2 dokumente false (autorizime për hyrje në institucione), kapet 43-vjeçari.
✅Goditi me grusht, pasi e mashtroi për pagesën, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari
Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”, gjatë të cilit:
-u kap shtetasi K. Gj, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. Nga dënimi, 43-vjeçarit i duhet të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë burgim;
-A. Q., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, goditi me grusht drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte, të cilin gjithashtu e kishte mashtruar se do t’i sillte pagesën për udhëtimin. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 42-vjeçari aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.