
Xheneta Fetahu ka rrëfyer së fundmi një moment të papritur në jetën e saj personale ku ka marrë një propozim për martesë, të cilin e ka refuzuar.
Në episodin e sotëm në “Trotuar”, Xheneta solli në studio edhe unazën e famshme që u bë pjesë e shumë komenteve, duke treguar për herë të parë arsyen pse nuk e pranoi propozimin. “Nuk ka qenë çështje guri, por personi,” u shpreh ajo.
Nevina Shtylla: Ti ndërkohë je kthyer nga ato pushimet e famshme që u diskutuan e u diskutuan, më ke bërë edhe mua disa premtime, por hiç nuk i shoh të realizuara, i shoh duart bosh.