Autobusi plot me pasagjer shpërthen në flakë gjatë lëvizjes

Jil
Jil
1 Min Read

Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’ në rajonin e Prizrenit. Autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”, thotë zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqiri Bytyqi.

Ai ka shtuar se sipas të dhënave fillestare si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. “Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania