“Shqipëria, kundërshtar i fortë” – Trajneri i Serbisë: Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne

Jil
Jil
2 Min Read

eograd, 6 Tetor 2025

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç “Pixi”, ka folur para mediave serbe në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke vënë theksin tek përballja ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në qytetin e Leskovcit.

Në konferencën për shtyp, Stojkoviç theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke e cilësuar si një nga më të rëndësishmet e këtij cikli eliminator:

“Duam të paraqitemi në formën më të mirë. Kërkojmë një ndeshje me intensitet të lartë dhe do të përpiqemi të fitojmë përmes inteligjencës, dijes dhe sakrificës. E dimë çfarë do të thotë fitorja për ne, çfarë ndodh në rast barazimi, por humbja nuk është diçka që po mendojmë. Nuk do të jetë e lehtë, por as për kundërshtarët tanë nuk do të jetë e lehtë.”

Trajneri serb komentoi edhe situatën e brendshme në ekip, duke shprehur pakënaqësi për disa kërkesa të lojtarëve gjatë një ndeshjeje miqësore:

“Nuk mund të ndodhë që katër lojtarë të më kërkojnë të ndërroj skuadrën në pushim kundër Letonisë. Kjo është absurditet dhe vjen si pasojë e faktit që disa prej tyre nuk po luajnë rregullisht me klubet e tyre, gjë që natyrisht krijon probleme për ne.”

Duke folur për kundërshtarin shqiptar, Stojkoviç tregoi respekt dhe vlerësim për ekipin kuqezi:

“Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqës? Nuk luan çdo ditë kundër Francës, Anglisë apo Gjermanisë. Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne, ndoshta më e rëndësishmja.”

Në fund, trajneri serb bëri apel për qetësi dhe korrektësi gjatë ndeshjes:

“Do të doja t’u bëja thirrje tifozëve tanë që ndeshja kundër Shqipërisë të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe sportive. Nuk duhet të ndëshkohemi për sjellje të papërshtatshme. Le të përqendrohemi te futbolli dhe te 90 minutat e lojës.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania