Përplasi për vdekje një 47-vjeçar në Itali, vetëdorëzohet në polici shoferi shqiptar

Jil
Jil
2 Min Read

ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur zonën e Martinsicuros, në rajonin e Abruzzos, Itali, ku një 47-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me një automjet të drejtuar nga një shtetas shqiptar. Viktima është Emidio Croci, baba i tre fëmijëve, i cili ndërroi jetë në vend si pasojë e përplasjes fatale.

Sipas mediave italiane, drejtuesi i mjetit të dyshuar është një 41-vjeçar shqiptar me inicialet A.K., banues në San Benedetto del Tronto. Ai ndodhej në timonin e një “Mercedes-Benz A-Class” dhe, sipas hetimeve paraprake, po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes me një tjetër mjet, një SUV Mercedes GLB, në të cilin ndodhej familja Croci.

Përplasja ka pasur pasoja tragjike: Emidio Croci vdiq në vend, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua me urgjencë në spitalin e Sant’Omero, në gjendje të rëndë. Djali i tyre 11-vjeçar, i cili pësoi goditje të rënda në kokë, u dërgua me helikopter në një spital në Ankona dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, 41-vjeçari shqiptar dhe pasagjeri i tij u larguan në këmbë, duke braktisur vendin e ngjarjes dhe pa ofruar ndihmë për të plagosurit.

Pas disa orësh kërkimi intensiv nga policia, shqiptari u vetëdorëzua në komisariatin lokal. Ai më pas u shoqërua në spital për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra gjatë aksidentit. Aktualisht ai është nën hetim nga Prokuroria e Teramos për vrasje rrugore dhe braktisje të vendit të ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, pasagjeri i dytë që ndodhej në automjet vijon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Teramos dhe ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për procedurat hetimore të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania