
Policia e Shtetit bën me dije se janë miratuar disa ndryshime në pozicionet drejtuese të disa strukturave të saj, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e detyrave operacionale.
Ndryshimet e bëra janë si më poshtë:
Altin Qato, nga detyra si Drejtor i Policisë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë.
Perlat Vatoci, më parë Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është emëruar Drejtor i Policisë Rrugore.
Arbër Zemani, nga pozicioni si Shef i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër.
Adrit Elmazi, nga detyra si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër, është emëruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në rolin e Specialistit në Drejtorinë Strategjike.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të një procesi të vazhdueshëm të ristrukturimit dhe riorganizimit me synim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcimin e rendit dhe sigurisë publike.