Dënim i rëndë për ngjarjen në ‘Cobra City’– 24 vite burg për Dibran Hoxhën (Kobrën)

Jil
Jil
2 Min Read

Prizren, 9 Tetor 2025 – Gjykata në Prizren ka shpallur vendimin në shkallë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City”, ku humbi jetën një i ri nga Kukësi.

Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Kobra”, është dënuar me 24 vite burgim, pasi u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes dhe për mbajtje të armës pa leje. Ai mori 23 vite për akuzën kryesore dhe 2 vite për armëmbajtje, të cilat u bashkuan në një dënim unik prej 24 vitesh.

Përveç Hoxhës, u shpallën fajtorë edhe disa të tjerë të përfshirë në ngjarje:

Roland Susuri u dënua me 7 vite burg në total, për pjesëmarrje në rrahje (1 vit e 6 muaj), manipulim me prova (4 vite e 6 muaj) dhe armëmbajtje pa leje (1 vit e 6 muaj).

Arben Vezaj u dënua me 1 vit burg për pjesëmarrje në rrahje.

Burim Mazreku mori 1 vit burg për manipulim me prova.

Jesmir Badallaj u dënua me 2 vite burg për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi në ambientet e klubit “Cobra City” në Prizren, ku pas një përplasjeje, mbeti i vrarë i riu Visart Cengu nga Kukësi.

Vendimi është në shkallë të parë dhe palët kanë të drejtë ankimi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania