
Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat, raporton Klankosova.tv
Banorët e fshatit kanë bërë me dije se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheret e bletëve.
Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.
Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.