Shqipëria përballet sonte me Serbinë, asnjë tifoz i joni nuk do jetë në stadium

Jil
Jil
1 Min Read

Shqipëria përballet sot me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026. Një fitore e Kombëtares do të kalonte kuqezinjtë vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Sfida në orën 20:45 dhe kuqezinjtë këtë herë luajnë në tokën serbe.

Por sfida mes dy ekipeve përveç rëndësisë në aspektin sportiv, mban dhe peshën e kujtimeve të përplasjes kaotike të vitit 2014 në Beograd.

Përballja e sotme rikthen në vëmendje incidentin e mbi dhjetë viteve më parë, ku ndeshja mes dy kombëtareve u ndërpre në fund të pjesës së parë, për shkak të futjes së tifozëve serbë në fushë dhe përleshjes me lojtarët shqiptarë. Një dron me flamurin shqiptar dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit ‘ndezi’ atmosferën.

Frika se incidenti mund të përsëritet egziston edhe sonte.

Për shkak të tensioneve politike dhe frikës nga incidentet, takimi nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac, ndërsa Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje.

Të gjithë 6,500 spektatorët që do të jenë në tribuna janë përzgjedhur me ftesa, kryesisht nga akademitë e futbollit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania