
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj, ku si pasojë një 81-vjeçar ka humbur jetën. Sipas Policisë së Fierit, i moshuari, dyshohet se ka humbur kontrollin e biçikletës që po drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.