
Bllokimi i pjesshëm i autostradrës Tiranë-Durrës ka detyruar mijëra automjete që të përdorin aksin perëndimor nga Ndroqi për të shkuar drejt qytetit bregdetar, duke sjellë një situatë të rënduar trafiku, thuajse në kolaps, përgjatë Rrugës së Kavajës, deri në dalje të Kombinatit.
Por, në këtë situatë shumë të ngarkuar, punonjësit e Policisë Rrugore të kryeqytetit janë detyruar të angazhohen në një masë të madhe për zbatimin e një urdhëri aspak urgjent të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtorit të Policisë, Ilir Proda.
Dhjetra efektivë të Rrugores kanë pasur detyrë të bllokojnë monopatinat, duke lënë qarkullimin në dorë të zgjedhjeve momentale të shoferëve. Në këto kushte, situata, natyrisht nuk ishte aspak normale.