I gjithë sulmi i rinovuar! Silvinho publikon formacionin zyrtar për miqësoren me Jordaninë

Jil
Jil
1 Min Read

Sot në orën 19:00 në “Air Albania” luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Në stadiumin e kryeqytetit pritet që të ketë rreth 10 mijë tifozë, me interesin e tifozëve që është shtuar për këtë miqësore, pas fitores 0-1 të kuqezinjve kundër Serbisë tre ditë më parë.

Arbitër kryesor sot do jetë zvicerani Lukas Fähndrich, me ndihmësa bashkëkombasit Jonas Erni dhe Nicolas Müller. Arbitër i katërt shqiptari Juxhin Xhaja.

Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.

Ndryshimet e Silvinjos nisin nga porta ku luan Dajsinani, për të vazhduar me mbrojtjen ku është ndryshuar gjysma e futbollistëve pasi Balliu dhe Mihaj do të përbëjnë krahun e djathtë të prapavijës.

Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Bajrami vendoset në vend të Laccit.

Kurse sulmuesi është ribërë nga e para me treshen Hoxha-Asani-Daku që luan në vend të asaj Uzuni-Broja-Manaj që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Serbisë.

 FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania