Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, përplaset me shtyllën 18-vjeçari

Jil
Jil
1 Min Read

Një 18-vjeçar i cili drejtonte automjeti tip “Chevrolet” me targa greke, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

SARANDË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës. Një 18-vjeçar i cili drejtonte automjeti tip “Chevrolet” me targa greke, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Nga përplasja e madhe automjeti është përmbysur në trotuar.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, por dëmi material është i konsiderushëm. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë testin e alkolit për të riun. Nga rezultatet e testit ka dalë që 18-vjeçari Aleksandro Gunella rezultonte në gjendje të dehur. Policia ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania