
Një operacion i policisë kolumbiane për të arrestuar anëtarët e bandës famëkeqe “Tren de Aragua” ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Sipas mediave të huaja, një nga të kërkuarit ra për vdekje nga kati i 8, ndërsa përpiqej t’i shmangej arrestimit. Në sytë e policisë, 31-vjeçari Ender Alexis Rojas Montan u përpoq të arrinte në katin e poshtëm, por humbi ekuilibri dhe u rrëzuar në trotuar.
Në apartamentin ku ai po fshihej u gjet drogë me vlerë rreth 10,000 dollarë, e po ashtu u arrestuan tre anëtarë të tjerë të bandës nga Venezuela.
Njëri prej tyre, Cabeza Calderón, me nofkën “Toro”, konsiderohet si një nga njerëzit më besnikë të udhëheqësit të Tren de Aragua, Héctor Guerrero Flores, i cili kërkohet në Peru që nga viti 2023 për krime të ndryshme, përfshirë zhvatje dhe trafik droge.