
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e mbikalimit të Plepave, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.
Raportohet se automjeti me drejtues 61-vjeçarin me iniciale E. B., është përplasur me makinën me drejtues 65-vjeçarin me iniciale S. P..
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy shoferët, si dhe pasagjerët me iniciale A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari.
Aktualisht, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.