JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një prej simboleve Kelte, dhe zbulo diçka mbi forcën tënde

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këto simbole kelte dhe kuptimi i tyre ishin një pjesë themelore e kulturës Kelte. Gjeni diçka në lidhje me forcën tuaj të brendshme, zgjidhni simbolin tuaj.

Nëse keni zgjedhur:

  1. Pemën e jetës

Kush ka zgjedhur simbolin e parë duhet të dijë se ka një potencial shumë të madh të fshehur brenda vetes. Rrënjët tuaja shkojnë thellë nën tokë, ju vlerësoni stabilitetin dhe jeni të qëndrueshëm me këmbët në tokë.

Eshtë momenti kur duhet të mësoni të merrni energji nga toka dhe të ecni zbathur, ju këshillojmë të ecni në mes të natyrës dhe do të shihni se si bëheni më të gjallë, të plotë dhe më të vetëdijshëm.

  1. Zjarri i brendshëm

Ky simbol që ju keni zgjedhur është zjarri: Phoenix. Ky është një zog legjendar që mund të rikthehet në jetë nga hiri. Zakonisht ju jeni një person shumë ambicioz, plot energji dhe pasion.

Ka zjarr brenda jush, por kini kujdes, ky element është i aftë të djegë gjithçka në rrugën e vet. Ju demonstroni krijimtari përmes natyrës tuaj të zjarrtë.

  1. Dragoi i madh

Ju prireni të jeni një person me potencial të madh të bëheni njësh me natyrën, si dhe të gjeni harmoninë midis botëve tuaja.

Ju mund t’i bëni të tjerët të lumtur, të mësojnë, të kontribuojnë në rritjen e tyre. Kur e kuptoni fuqinë tuaj, mund të ndryshoni gjithçka që nuk ju pëlqen.

  1. Pentagoni Kelt

Simboli që keni zgjedhur paraqet mbrojtjen dhe forcën tuaj, gjë që bën të qartë se në jetën tuaj aktuale ju duhet të gjeni një ekuilibër midis fuqive tuaja shpirtërore dhe fizike.

Ju duhet të gjeni një mënyrë, një stil për veten tuaj. Ju keni aftësi të mëdha dhe mbase edhe përtej asaj që besoni. Personaliteti juaj është si pesë yje dhe zemra juaj është e ngrohtë dhe e ndritur. Për sa i përket shëndetit, kushtojini vëmendje mëlçisë.

  1. Lidhja e maces

Nuk ka dyshim që bukuria për ju është diçka shumë e veçantë, ashtu si dhe eleganca. Ju jeni një person shumë fleksibël, por ndjeni presion dhe agresion.

Ju pëlqen të ndiheni se të tjerët kujdesen për ju dhe ju mbrojnë. Ecni me gjallëri dhe besim në jetë. Sa më mirë ta njihni veten, aq më mirë do ta kuptoni botën dhe njerëzit përreth.

  1. Luledielli i shenjtë

Më në fund kemi ata që kanë zgjedhur këtë simbol, i cili na thotë se zemra juaj është një libër i hapur, përveç rrezatimit të ngrohtësisë dhe mirësisë. Ju kujdeseni dhe mbështetni të tjerët dhe mund të jeni shoku apo shoqja më e mirë e të gjithëve.

Ruani qëndrimin tuaj pozitiv dhe kurrë mos humbni besimin tek e mira. Kujdesuni për trupin tuaj, veçanërisht kushtojini vëmendje gjunjëve.

Scroll to Top