Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Celulari
Në ditët e sotme celulari është ndihma jonë e përditshme, por edhe armiku ynë. Aty njerëzit mund të zbulojnë çdo gjë. Pa insistime të mëdha, kërkojini celularin. Nëse ai heziton dhe ndryshon mimikë sapo ia kërkoni, atëherë diçka nuk shkon. Por, kini kujdes sepse një tradhtar mund të ketë dy celularë. Pra një për ju, një për dashnoren. Kontrolloni në gjërat e tij personale kur ai nuk është për gjetur këtë celular të dytë nëse e ka.
Konfirmoni vendin ku është
Nëse keni dyshime se ku mund të jetë dhe me kë, kërkojini foto me pretendimin se ju ka marrë malli. Kërkoni foto live ose merreni në Whatspp me kamera, pasi tradhtarët mund të dërgojnë edhe foto arkivë.
Fikja e celularit
Nëse ai e fik celularin pothuajse gjithmonë sapo ndahet me ju, dijeni se diçka nuk po shkon mirë. Meshkujt e kanë më të lehtë të fikin celularin sesa të japin shpjegime, prandaj kujdes nëse kjo gjë ndodh edhe me ju.
Hapeni temën e tradhtisë
Ndonjëherë hapeni edhe ju këtë temë, duke e pyetur nëse do e falte ai tradhtinë. Meshkujt që tradhtojnë ndonjëherë i gënjen fytyra sa herë hapet kjo teme.
Shën Valentini
Meshkujt tradhtarë në këtë ditë mund të dalin zbuluar. Është dita e të dashuruarve dhe ata nuk mund të jenë në dy vende njëkohësisht. Nëse ai kërkon t’ju takojë me ngulm gjatë ditës, ta dini me siguri që në darkë ata do takojnë dikë tjetër. Ai thjesht po përpiqet të rregullojë oraret.