JiL.al - Jeto i Lumtur

Unë jam Ema

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“- Përshëndetje, unë jam Marco dhe kush je ti?” –

Ata janë lotët e humbur, zhurma e zemrës, perëndimet e shurdhërta, agimi i pritur, dy duar të lodhura, gërvishtjet në shpirt, dashuria që nuk u dha, njerëzit që takova, udhëtimet e dështuara, kambanat që bien moti, këngët që dëgjova, librat që lexova, poezitë që recitova, dashuria e zhgënjyer, gëzimi i të jetuarit, ankthi për një fëmijë, gruaja që qëndis vargje, piktorja e ëndrrave të saj, buka e gojës, kafshimi i jetës, dashuria e pakushtëzuar, ironia që përdor për të buzëqeshur pak, dora që më mban me keqardhje, përqafimi që më rrethon me dhimbje.

Janë hapi prapa që nxjerr në pah të tjerët, ngjyrat e pranverës, xhelozia që ndjej për njeriun që dua, zilia që nuk më takon, dhembshuria në vuajtje, qytetet që kam vizituar, koncertet  në verë, fluturat që lajmërojnë pranverën, emocionin që ndjej kur shikoj nënën time, hunda e gjyshes, dhimbja torturuese kur gjykohem.

Janë zemërimi për padrejtësitë e vuajtura, gruaja besnike dhe e pavlerësuar, lumturia e pa konsumuar, dashuria që nuk po shuhet, fëmijëria që kalon befas.

Unë jam e kuqja e lulëkuqeve dhe e pasionit, e verdha që ngjyron verën, bluja e qiellit dhe e detit, e bardha e shpirtit tim dhe e këmishës së babait në arkivol, e kafta e tokës sime të djegur, e gjelbra e lëndinave të mia dhe marrëdhëniet e krijuara me kalimin e kohës.

Sekretin që yjet nuk ma kanë zbuluar ende, bajamet në lulëzim, në mbrëmje me hijet e saj të buta. Unë jam gruaja që nuk duhet marrë si e mirëqenë. Janë kujtimi apo mundimi i atyre që i lashë të shkojnë.

Ato janë gjithçka dhe asgjë.

“- Përshëndetje, unë jam Ema.” –

Ema Lamberti 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top