JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 11 mars 2023

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi-Dashuria do të shkojë më së miri sot. Do e gjeni mirëkuptimin me partnerin. Kjo ditë mund t’ju sjellë shumë emocione pozitive. Këto emocione mund të përqendrohen në çështjet profesionale dhe përmirësime në ato financiare.

Demi-Ditë me fat do të jetë kjo e sotmja. Ka gjasa që të shihni zhvillime pozitive në jetën tuaj personale, në karrierë ose në lidhje me gjendjen financiare. Nuk është dita e duhur për të bërë reforma të mëdha. Do të humbisni çdo shans për stabilitet nëse tentoni të ndryshoni shpejt.

Binjakët-Hënë do të japë ndikimet e saj sot. Mos kërkoni shumë nga vetja. Mund të bëni pak pushim pas një dite të ngarkuar. Përqendrohuni tek detyrat e rëndësishme dhe planet për të ardhmen. Mos bëni blerje të mëdha dhe të panevojshme.

Gaforrja-Përmirësoni komunikimin, ndryshe do të përjetoni probleme në marrëdhënien në çift. Ndoshta kjo mund të vijë për shkak të indiferencës suaj. Binjakët të angazhuar në biznes duhet të përpiqen të bëjnë më të mirën. Në fund të ditës rekomandohet që të relaksoheni.

Luani-Duket si një ditë monotone sot. Ndoshta mund të përballeni me një projekt të mërzitshëm në punë, çka mund t’ju irritojë. Përpiquni të jeni pozitiv. Do të ndiheni mjaft mirë nëse flisni me miken/mikun tuaj të ngushtë.

Virgjëresha-Mos lini shteg për keqësimin e problemeve të vogla, pasi nuk janë një arsye e fortë për të ndaluar planet apo projektet për të cilat keni punuar shumë. Bëni durim derisa gjërat të ndryshojnë për mirë. Tregohuni të kujdesshëm ndaj vetes, mbi të gjitha ndaj dietës ushqimore.

Peshorja-Peshoret kanë të gjitha shanset për të kaluar një javë mjaft pozitive. Sot prisni takime dhe komunikim, për të shkëmbyer ide ose për të bërë aleatë të rinj. Komunikimi i afërt me të tjerët është i mirëpritur si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

Akrepi-Hapni rrugën e mos krijoni drama. Mos prisni ndonjë gjë të jashtëzakonshme sot, pasi nuk do të ketë surpriza për ju. Do të jetë thuajse e njëjta si një javë më parë. Mund ta thyeni monotoninë duke provuar eksperimente të vogla në të gjitha aspektet e jetës.

Shigjetari-Duhet ta dëgjoni me kujdes partnerin sot në të kundërt do të keqkuptoheni. Shigjetarët ka gjasa të përballen me disa drama në jetën e tyre dhe me një konfuzion emocionesh. Të gjitha këto do t’ju shpërqendrojnë nga detyrat e rëndësishme. Vendosini vetes disa rregulla gjatë punës.

Bricjapi-Tregohuni më të sinqertë dhe më të hapur ndaj bashkëpunimit. Bëni miq dhe aleatë të rinj në punë. Përqendrohuni tek marrëdhënia juaj romantike por edhe tek marrëdhënia me familjarët. Është dita e duhur për të vizituar të afërmit tuaj të moshuar.

Ujori-Po hyni në një periudhë qetësie. Nuk do të keni një ditë shumë të ngjeshur në punë. Madje, do të kaloni shumë mirë gjatë kësaj dite. Megjithatë, në marrëdhënien tuaj romantike, jo gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e prisnit.

Peshqit-Janë krijuar kushtet për të folur edhe për çështje delikate. Peshqit nuk duhet të bëjnë blerje të rëndësishme. Prioriteti juaj duhet të jetë harmonia dhe krijimtaria. Përpiquni të shmangni konfliktet dhe kërkojuni ndjesë personave që keni fyer ditë më parë./tvklan.al

Scroll to Top