Dashi
Ka ardhur koha te merrni masa serioze sot ne mënyrë qe ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj. Ne fakt edhe partneri do jete i te njëjtit mendimi dhe gjerat do ecin ashtu si duhet.
Demi
Jeta juaj ne çift do jete tejet e trazuar sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Ne planin financiar çdo gjë do ju ece ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë.
Binjaket
Yjet do sjellin rehatinë sot ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.
Gaforrja
Dite tërësisht e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se miri dhe shpesh do ju duket sikur jeni vërtet ne ëndërr. Ne planin financiar mund te keni edhe ndonjë problem te vogël.
Luani
Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor dhe nuk do mërzitet ne asnjë çast. Financat do jene goxha te mira, kështu qe përfitoni për te shlyer borxhet qe keni pasur qysh herët.
Virgjeresha
Do jete e pamundur te ruani një komunikim te ngrohte me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite. Planetët nuk do jene ne anën tuaj dhe mund te shkaktojnë probleme.
Peshorja
Do jeni shume idealiste gjate gjithë kësaj dite dhe do e ngrini ne qiell personin qe keni ne krah. Edhe ai nga ana tjetër do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju ngrejë ne kupe te qiellit para te gjithëve.
Akrepi
Mos u tregoni mediokër ne jetën tuaj ne çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do prishni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot dhe do krijoni edhe një përshtypje te keqe.
Shigjetari
Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe marrëdhënia ne çift do ece ne rrugën e duhur. Do merrni edhe vendime me rëndësi te madhe. Do ju duhet patjetër ndihma e familjareve ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.
Bricjapi
Pas një periudhe te turbullt, jeta juaj ne çift do filloje te stabilizohet sot. Do jeni me te hapur dhe me tolerante me parterin. Marsi do jete planeti qe do ju ndihmoje ne planin financiar.
Ujori
Dite me e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim me te mire dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Nëse nuk merrni masa sa me pare ka rrezik te përballeni me vështirësi te njëpasnjëshme.
Peshqit
Shume planetë do ndikojnë njëherësh sot ne jetën tuaj ne çift. Lumturia ju pret, kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Ne planin financiar nuk do keni aspak probleme.